E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputetja e PD emërohet Drejtoreshë Spitali (EMRI)
Flash

Ish-deputetja e PD emërohet Drejtoreshë Spitali (EMRI)

Zheni Gjergji, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe me profesion mjeke, ka marrë drejtimin e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Ajo ka nisur zyrtarisht detyrën e re, duke shprehur përkushtimin e saj për të dhënë një kontribut të prekshëm në sistemin shëndetësor të qytetit të lindjes.

Në një reagim publik, Gjergji ka theksuar se ky angazhim nuk lidhet me asnjë motiv politik, por buron nga ndjenja e përgjegjësisë profesionale dhe njerëzore për të qenë pranë qytetarëve. Ajo ka vënë në dukje se prioriteti i saj do të jetë ofrimi i një kujdesi cilësor për pacientët dhe mbështetja e vazhdueshme për stafin mjekësor.

“Do të jem çdo ditë pranë pacientëve dhe kolegëve të mi, me përkushtim të plotë dhe pa asnjë dallim apo ndikim politik,” është shprehur ajo, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe profesionalizmit në këtë rol të ri.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Të nderuar qytetarë të Elbasanit,

Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.

Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.

Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.

Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.

Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.

Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.

Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.