E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj: Arben Ahmetaj ishte arsyeja pse u tërhoqa nga detyrat në shtet
Uncategorized

Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj: Arben Ahmetaj ishte arsyeja pse u tërhoqa nga detyrat në shtet

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në median Syri TV, ka folur në lidhje me hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Sipas Shehajt, Ahmetaj do të arrestohet pasi i ka bërë një dëm të tmerrshëm këtij vendi, jo vetëm në rastin e inceneratorëve, por që në qasjen e tij, sjelljen e shtetarit, mënyrën si kanë firmosur dhe mënyrën se si i mësuan bashkëpunëtorët e tyre ta trajtonin shtetin.

Shehaj tregoi gjithashtu se Arben Ahmetaj kishte qënë edhe arsyeja se përse ajo ishte tërhequr përfundimisht nga detyrat e saj funksionale’.

Shehaj: Unë mendoj se Arben Ahmetaj do të arrestohet. Individë si Arben Ahmetaj i kanë bërë jo dëm të madhë këtij vendi, po i kanë bërë një dëm të tmerrshëm këtij vendi. Nuk bëhet fjalë vetëm për inceneratorët, por bëhet fjalë që në qasje, që në sjelljen e shtetarit, që në mënyrën si kanë firmosur, që në mënyrën se si mësuan bashkëpunëtorët e tyre ta trajtonin shtetin dhe sot gjendemi në një mejhane të madhe, ku nuk ke shtet dhe në çdo institucion do gjesh vetëm abuzime, vjedhje dhe një lloj arrogance të frikshme.

Personalisht Arben Ahmetaj ka qenë arsyeja pse unë jam larguar përfundimisht nga detyrat e mia funksionale pasi ishte e pamundur të komunikoje me një njeri që ti i drejtoheshe dhe i thoshe se kjo nuk mund të ndodhte dhe ai të shihte në sy dhe të thoshte ‘ e kam me qejf’. Ti kishe një epror që i flisje për diçka që nuk duhet ta bënte që në sjellje me stafin dhe në gjëra të tjera dhe ai të tregonte qejfin.

Dhe unë e kuptoj dëshirën e mediave që merren me vibratorët e qejfit të Benit dhe shpresoj se atje ku të shkojë të bëjë shumë qejf. Arben Ahmetaj dhe shokët e Arbenit duhet të shkojnë pas hekurave që të zënë mend ca Arbenë më të vegjël jashtë që të mos e sakatojnë Shqipërinë siç e sakatuan dhe të kërkojmë Bangladeshin dhe Nepalin ne pastaj se nuk kemi zgjidhje tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.