E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-lideri i Katalonjës e fillon fushatën nga Belgjika
Bota

Ish-lideri i Katalonjës e fillon fushatën nga Belgjika

Lideri i lëvizjes separatiste i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot ka lancuar fushatën e tij për zgjedhjet e ardhshme në këtë rajon, nga Belgjika, ku pritet përfundimi i procesit për ekstradimin e tij eventual në Spanjë.

Zoti Puigdemont, i cili dëshiron të rizgjedhet në postin e presidentit të Katalonjës, e ka filluar fushatën me emrin “së bashku për Katalonjën”, nga qyteti Bruzhes në Belgjikë.

Mediat spanjolle kanë raportuar se 90 kandidatë që ai i ka zgjedhur, kishin udhëtuar nga Katalonja në këtë qytet në Belgjikë për fillimin e fushatës.

Puigdemont dhe katër ish-anëtarë të tjerë të qeverisë së tij kanë ikur në Belgjikë, pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë në Parlamentin e Katalonjës më 27 tetor të këtij viti.

Pas kësaj, qeveria qendrore në Madrid pat ndërmarrë goditje të shpejtë, përfshirë shkarkimin e qeverisë së tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për 21 dhjetor.

Procesi për ekstradimin eventual të zotit Puigdemont në Spanjë mund të zgjasë disa javë dhe kjo nënkupton se ai mund të zhvillojë fushatë nga Belgjika.

Nëse ktethet në Spanjë ai ballafaqohet me arrestim nga ana e autoriteteve spanjolle, raportona gjencia AP.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.