E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-mësuesja e djalit të  Ramës: Kryeministri nuk flet më shqip, por osmanisht
Sot

Ish-mësuesja e djalit të Ramës: Kryeministri nuk flet më shqip, por osmanisht

Ish-mësuesja e djalit të Edi Ramës, Entela Kasi, e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga kryeministri nj ditë më parë përballë ambasadorëve si jo standarde por edhe jo shqiptare.

Kasi e cila ka qenë mësuesja e anglishtes e Gregor Ramës, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se gjuha e Ramës një ditë më parë ka qenë joshqiptare por një gjuhë osmane.

Ndërkohë ajo i ka drejtuar Ramës edhe disa pyetje se përse kur i drejtohet presidentit dhe diplomatëve shtrembëron gjuhën Shqipe.

Ja reagimi i Kasit:

Gjuha e Kryeministrit përballë diplomatëve të akredituar në Shqipëri, përveç jashtë standardit të komunikimit diplomatik, nuk ishte  shqip. Disa fjalë nga osmanishtja nuk i përdor as turqishtja moderne në komunikimin institucional.

Që të flasim për gjuhën,  në rastin e shqipes e cila  është një prej gjuhëve të rralla të botës, kjo mbetet  temë për studiuesit, shkencëtarët.

Gjuha është kombi. Për tenecitetin e kombeve, është shprehur Çabej, mjeshtëri.

Pyetja që shtrohet është tepër e thjeshtë.  Përse Kryeministri i Shqipërisë në fund të takimit me diplomatët nuk foli shqip?

Thënë shqip dhe shkurt ka disa çështje.

1. Cila është arsyeja e cila e drejton Kryeministrin Rama të dalë tej standartit të komunikimit institucional, e të rrëzohet në sy të  botës, duke u veshur me agresivitet dhe fyerje ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës?

2. Përse Kryeministri i Shqipërisë zgjedh fjalët e osmanishtes kur i drejtohet diplomatëve kundër Institucionit të Presidentit të Republikës?

3. Pse gjuha e Kryetarit të qeverisë, është  konfliktuale?

Komunikimi jashtë çdo standardi prej Kryeministrit si institucion, nuk ndihmon aspak në integrimin Evropian të Shqipërisë, e nuk ndihmon po ashtu as Kosovën.

Për cilat  arsye Kryetari i qeverisë rrëzoi standartin e komunikimit Institucional me diplomatët?

Gjuha na drejton kah logjika!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.