E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri i LSI thumbon partinë e tij? ‘Gabim të pranosh se Saimir Tahiri…’
Sot

Ish-ministri i LSI thumbon partinë e tij? ‘Gabim të pranosh se Saimir Tahiri…’

Për ish ministrin e LSI, Ylli Manjani, pranimi nga opozita se fajin e ka pasur Saimir Tahiri per kanabizimin e vendit, është gabim.

Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se Tahiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet dhe se iu dha drejtësisë për të shpëtuar kryeministrin.

STATUSI I PLOTE I MANJANIT

Ç’nuk do jepte KryeRilindasi që Sajmir Tahiri sot të ishte i LSI…‬
‪Do t’i bënte një gjyq publik fantastik! Jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte! Jo se nuk ia ka bërë edhe në këto kushte, por po të ishte me LSI, do t’i ngjiste shumë!
Ndërkohë opozita ia fut krejt kot me këtë Komisionin Hetimor për Saimirin! Saimiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet!
Ai iu dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë “pa lagur” drejtuesin e biznesit kriminal të kanabizmit, KRYEMINISTRIN!
Kështu Rama i lan duart përfundimisht nga krimi që bëri me kanabisin!
Edhe opozita pranon se “fajin” e paska patur Sajmiri…
Shumë gabim! ‬

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.