E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Manjani: Kishim nevojë që Kadare ti bënte një letër ndjese publike, presidentit Macron siç i bëri Vllahutinit
Sot

Ish-ministri Manjani: Kishim nevojë që Kadare ti bënte një letër ndjese publike, presidentit Macron siç i bëri Vllahutinit

Ylli Mannjani

Se dimë më se nga ta kapim fillin e punëve tona!

Një hallakatje e madhe psikologjike e llogjike na ka ndodhur.

Kur mendoj se më i miri i letrave tona, zoti Kadare gjeti kohë ti shkruante një letër Romana Vllahutinit, ku shprehte gatishmërinë t’i ulej në gjunjë, vërtetë diçka nuk shkon! (Letër e 17 Maj 2017)

E kujt i shkroi?!

Romanës që ngatërroi keqas këtë vend dhe vetëm fshehu pa pikë turpi për të fshehur realitetin e hidhur shqiptar.

Macron Presidenti i Francës, ku jeton zoti Kadare tha të vërtetën, por nuk e meriton as gjysmën e letrës së Romanës.!!

Kishim nevojë për një letër, për një lutje publike (jo rënie në gjunjë) për Presidentin e Republikës së Francës para një jave që të bashkohej me Gjermaninë dhe ta mbikqyrnin vënce këtë vend. Jo të na hapnin negociatat, por të na tregonin rrugën që u shtrua nga Gjermania.

Edhe tani, që Macron masakrohet publikisht nga eksponentë e analistë qeveritarë, prap e meriton një letër ndjese, shumë më tepër sesa “ç’meritoi” Romana.

Macron tha të vërtetën, atë të vërtetë që Romana, Mogherini, Hahn, Tusk, Junker e Knut etj etj burokratë në Bruksel e FSHEHËN!!!

E vërteta falenderohet, gënjeshtra nuk pranohet!

Nejse, s’është me të thënë kjo punë.

Qartësisht na ka humbur filli…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.