E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish ministri Manjani pas përjashtimit të prokurores së Shkodrës: Vettingu dështoi, gjyq popullor..
Sot

Ish ministri Manjani pas përjashtimit të prokurores së Shkodrës: Vettingu dështoi, gjyq popullor..

Pas përjashtimit të prokurores së Shkodër, Besa Nikhasani ish-ministri shprehet se Nikhasani nuk është simboli i korrupsionin dhe paaftësisë.

Postimi i plotë

Dështim!

————

Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.

Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!

Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!

Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!

Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.

Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.

Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!

Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!

Ndaj them se është dështim!

Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.

Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!

Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.