E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministrja franceze shprehet kundër hapjes se  negociatave me Shqipërinë
Bota

Ish-ministrja franceze shprehet kundër hapjes se negociatave me Shqipërinë

Në vigjilje të zgjedhjeve europiane, nga partia e presidentit Macron në Francë, vjen sërish kundërshtimi për zgjerimin e unionit. Ish-ministrja franceze e Çështjeve Europiane Natali Luazo është shprehur kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për rrjetin francez RTL.

“Ne vijojmë të jemi kundër. Ata janë gjeografikisht në Europë dhe duhet t’i ndihmojmë, por jemi kundër zgjerimit”, tha ajo.

Loiseau kryeson listën e partisë së presidentit Macron “En Marche” në zgjedhjet për parlamentin europian që zhvillohen nga 23 deri në 29 maj. Më herët partia opozitare republikane e ish- presidentit Sarkozy kishte sulmuar En Marche duke thënë se ata tani do hapin negociatat me dy vendet ballkanike duke ndryshuar qëndrimin francez. Edhe vitin e kaluar Franca kundërshtoi me forcë çdo vendim që shkonte në drejtim të zgjerimit të BE. Kjo ishte në përputhje me planin për Europën që paraqiti Macron, në thelb të të cilit thuhej se nuk mund të kishte zgjerim të mëtejshëm të Unionit pa pasur fillimisht një konsolidim të tij të brendshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.