Ish spiuni i Agjensisë së Sigurimit Kombëtar sulmon Facebook
Edward Snowden ka sulmuar gjigantin e rrjetve sociale, Facebook, përmes një postimi të publikuar në Twitter. Ish-spiuni i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Snowden quajti Facebook, biznes që fiton para duke grumbulluar të dhëna të jetëve private të huaja.
“Bizneset që fitojnë para duke grumbulluar dhe shitur të dhëna të detajuara të jetës private dikur u përshkruan qartë si ‘kompani të mbikëqyrjes’”, tha Snowden.
Ky reagim i tij erdhi pasi gjiganti i medias sociale pezulloi Cambridge Analytica, një firmë analitike të të dhënave që ka punuar për fushatën e Presidentit Trump.
“Rilindja e ‘kompanive të mbikëqyrjes’ si media sociale është mashtrimi më i suksesshëm që nga Departamenti i Luftës u bë Departamenti i Mbrojtjes”, ka përfunduar ai statusin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



