E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-zëvendëskryeministrja fiton betejën me sëmundjen e rëndë
Lajme

Ish-zëvendëskryeministrja fiton betejën me sëmundjen e rëndë

Ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ka ndarë me publikun një rrëfim të fortë dhe prekës për periudhën më të vështirë të jetës së saj. Pas disa vitesh heshtjeje, ajo ka zbuluar se është përballur me kancerin, një betejë që e ka përjetuar në qetësi, larg syrit të publikut, por që sot mund ta quajë të fituar.

Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, Mesi shkruan:

“Gëzuar për fillimet e reja.”

Ajo ka cituar edhe shprehjen filozofike:

“Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.”

Krahas fjalëve, ish-politikania ka ndarë edhe një fotografi me flokët e shkurtër, simbol i fuqisë dhe rikthimit pas një periudhe të gjatë trajtimesh.

Burime pranë saj bëjnë me dije se ish-deputetja socialiste nga Shkodra e ka kaluar me shumë forcë këtë rrugëtim, duke u rikthyer tani më e qetë, më e fortë dhe e gatshme për një fazë të re në jetën e saj.

Postimi i saj është pritur me dhjetëra komente mbështetjeje, mes tyre edhe nga mikja e saj e afërt, ish-zëvendësministrja Ornela Çuçi, e cila i ka dërguar fjalë inkurajuese dhe dashurie.

FOTO/ Ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi fiton betejën me

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.