E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-zv.ministri Muka për  Ramën: Pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Është një punim plagjiaturë? Apo…
Sot

Ish-zv.ministri Muka për Ramën: Pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Është një punim plagjiaturë? Apo…

Ish-zv.minsitri i Arsimit, Taulant Muka, pak ditë pasi ka dhënë dorëheqjen ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar që të publikojë doktoraturën e tij.

Muka në një postim në Facebook, pyet nëse Rama e ka doktoraturën punim të tijin apo e ka plagjiaturë.

Muka-770x416

 

“Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Eshtë kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale?”, shkruan më tej ish-zv.ministri.

POSTIMI I PLOTË

Heshtja e kryeministrit!
Pse ka frikë të reagojë kryeministri i vendit ndaj akuzave që unë kam bërë? Pse kryeministri i vendit nuk kontrollon diplomat (dhe CV-të) e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive kur i emëron (majtas dhe djathas), apo dhe të rektorëve dhe dekanëve etj? Përkundrazi, çdo intelektual Kryeministri e sheh si “armik”, i ul vlerat dhe dëshiron ta nënshtrojë, ndërsa “kopjacin intelektual” e sheh si mik dhe e ngre në detyrë?

Po kryeministri i vendit, pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Pse nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull i dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë? Mos harrojmë se në jetëshkrimin e Kryeministrit në institucionet e huaja përmendet që ai mban titullin profesor. Kjo konfirmohet edhe nga fakti që Kryeministri në vitin 2003, ka qënë si profesor vizitues (“visiting professor”) në Universitetin “Massachusetts Boston” (https://scholarworks.umb.edu/cgi/viewcontent.cgi… ). Si rrjedhojë, Kryeministri duhet të mbajë dhe gradën “Doktor shkencash”. Pyetja që lind është: Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të “karrierës” së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Eshtë kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale? Media dhe shoqëria shqiptare duhet ti shtrojë sot shumë pyetje kryeministrit!

Taulant Muka Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.