E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ishte si një flluskë sapuni”, Luiz Ejlli flet pas ndarjes me Megi Topallin
Uncategorized

“Ishte si një flluskë sapuni”, Luiz Ejlli flet pas ndarjes me Megi Topallin

Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi Topalli tashmë i kanë dhënë fund prej muajsh lidhjes së tyre disavjeçare. Kur lajmi u përhap në media çifti nuk deshi ta komentonte publikisht këtë raport, por disa statuse dhe ngacmime virtuale, e konfirmuan shpejt lajmin se Luizi dhe Megi nuk ishin më bashkë. Dyshimet, në atë kohë u përforcuan akoma më shumë kur këngëtari shkodran postoi në Facebook këngën ‘Uomini soli’, bashkëngjitur së cilës shkruante ‘Për  të gjithë meshkujt e vetmuar’

I ftuar në “Pasdite në Top Channel”,  kë ngëtari nuk iu shmang dot edhe pyetjeve private. I pyetur për lidhjen me Megin, ai tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…” – tha Luizi duke shtuar se gjërat përfundojnë dhe kjo është e kuptueshme si për të gjithë njerëzit.

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”, – e mbylli Luizi këtë temë, e cila nuk është komentuar pak. Po tani a është single? Pyetjes së menjëhershme të Julit, Luizi ia kthen me humor: “Po kush na merr ne?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.