E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte student dhe punonte, për të mbajtur familjen
Sot

Ishte student dhe punonte, për të mbajtur familjen

Bestar*

Shembet skela, shembet bota.

U ça qielli, s’ka më Zota.

Heshti kënga e shqiponjës.

Humbi frymë në gojë t’ulkonjës.

Ëngjëll je, që re nga malet,

Tërë rininë ta mbytën hallet.

Ëngjëll je, erdhe nga qielli,

I mbështjellë me rreze dielli.

Tremben zogjë, thyhen kokalla…

S’kam më fjalë, m’u bën gërmadha.

Në një vend që s’ka më shpresë,

Një Bestar duhet të vdesë.

*Bestar Veliut, gjimnazistit shembullor dhe studentit të UAMD gjithashtu, që për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës, punonte gjatë verës në ndërtim, në një pallat në zemër të qytetit. Ra nga skelat dhe e mbylli jeten e tij si ëngjëll.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.