E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali / Festa  kthehet  në tragjedi për maturantin nga Shqipëria , po kalonte rrugën kur u përplas nga një makinë
Lajme

Itali / Festa kthehet në tragjedi për maturantin nga Shqipëria , po kalonte rrugën kur u përplas nga një makinë

Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar.

Sipas mediave italiane, i riu do të festonte mbrëmjen e maturës, natën që u përplas për vdekje nga një makinë momentin që po kalonte rrugën.

Kevin Murataj 19 vjeç, bashkë me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po dilnin nga një piceri për t’u drejtuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën e maturës, por teksa kalonte rrugën, shqiptari u godit për vdekje nga një makinë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën të riut shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.