E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Numri i imigrantëve të mbytur në Itali mund të shkojë 100, dhjetëra fëmijë mes tyre
Bota

Itali/ Numri i imigrantëve të mbytur në Itali mund të shkojë 100, dhjetëra fëmijë mes tyre

Të paktën 59 të vdekur dhe dhjetëra ende të zhdukur pasi varka me 200 Imigrantë u shkatërrua në brigjet e Italisë. Oficerët e rojes bregdetare po patrullojnë bregdetin pranë qytetit jugor italian të Crotone, pasi një varkë prej druri me rreth 200 emigrantë u përplas në shkëmbinjtë nënujorë, duke vrarë të paktën 60 njerëz, përfshirë fëmijë.

Dhjetëra njerëz të tjerë janë ende të zhdukur në ujërat e trazuar dhe zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 100, njofton Euronews.

Të paktën 80 persona u gjetën të gjallë, tha roja bregdetare italiane.

“Të gjithë të mbijetuarit janë të rritur,” tha vullnetari i Kryqit të Kuq, Ignazio Mangione. “Fatkeqësisht, të gjithë fëmijët janë në mesin e të zhdukurve ose u gjetën të vdekur në plazh”. Mes të vdekurve u raportua edhe një foshnjë”.

Disa nga të mbijetuarit më të rinj, sipas Mjekëve pa Kufij, ishin një 16-vjeçar dhe një 12-vjeçar nga Afganistani. Djali 12-vjeçar humbi të gjithë familjen e tij në mbytjen e anijes, përfshirë katër vëllezërit dhe motrat e tij.

Ekipet e shpëtimit thanë se dy burra që mbijetuan u panë duke u përpjekur të shpëtonin fëmijët duke i mbajtur mbi kokat e tyre ndërsa dallgët i godisnin. Por ata vdiqën, tha TV shtetëror i Italisë.

Varka thuhet se u përplas me shkëmbinj disa metra larg brigjeve të Italisë pasi u nis nga Turqia. Po punohet për identifikimin e katër kontrabandistëve. Dhe një burrë thuhet se u mor në paraburgim për t’u marrë në pyetje pasi të mbijetuarit treguan se ai ishte një trafikant.

Pas tragjedisë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për progres në reformën e azilit në bllok. Ajo tha, “ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona mbi Paktin për Migracionin dhe Azilin dhe Planin e Veprimit për Mesdheun Qendror”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.