Itali/Plagosën djalin e prezantueses, arrestohen dy shqiptarë
Niccolò Bettarini, djali i prezantueses së famshme italiane Simona Ventura dhe ish-mbrojtësit Stefano, është goditur mëngjesin e së dielës nëntë herë me thikë teksa kishte dalë për të festuar në diskotekën ” Old Fashion” në Milano.
Ditën e sotme, policia e Milanos ka vënë nën pranga 4 persona dy shqiptarë e 2 italianë, të dyshuarit e këtij sulmi që nisi pas një grindje mes grupit të miqve të 19-vjeçarit e disa të rinjve
Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23 e 29 vjeç ndërsa dy italianët 24 e 29 vjeç.
Rreth mesditës pritet që policia italiane me një konferencë shtypi do të zbardh detajet e arrestimit të 4 personave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



