Italia do të hapë baret, restorantet dhe parukeritë
Italia po përgatitet të lehtësojë gradualisht masat ndaj pandemisë së koronavirusit, në një kohë kur edhe shifrat e viktimave dhe rasteve të reja të infektimeve janë në rënie.
Autoritetet janë udhëzuar për vënien në zbatim të një plani që do të mundësojë hapjen e pjesshme të turizmit veror. Megjithëse të gjithë janë të bindur që ky vit s’ka për të qenë si më parë.
Kryeministri Giuseppe Conte thekson se nga 18 Maji do të ketë një protokoll sigurie ku mendohet që të happen dhe muzetë, galeritë dhe stërvitja e skuadrave.
Nga ana tjetër shefi I ekzekutivit italian ka njoftuar se data 1 Qershor do të jetë dita kur dëshira është për hapjen e lokaleve dhe restoranteve, berberët, qëndrat estetike dhe pakuretitë. Përsa I përket plazheve ka një program për hapjen e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



