Italia ndalon mishin dhe ushqimet e prodhuara në laborator
Qeveria e Italisë ka miratuar një projekt-ligj që ndalon prodhimin dhe përdorimin e ushqimit dhe mishit të prodhuar në laborator.
Ministri i Bujqësisë italiane, Francesco Lollobrigida thotë se qëllimi është mbrojtja e trashëgimisë agro-ushqimore të vendit.
Në projektligj thuhet se nëse propozimi miratohet nga parlamenti, industria italiane nuk do të lejohet të prodhojë ushqim e mish “nga kulturat e qelizave ose indet që rrjedhin nga kafshët vertebrore.
Produktet laboratorike për mendimin tonë nuk garantojnë cilësi, mirëqenie dhe mbrojtjen e kulturës sonë, traditës sonë.
Administrata nacionaliste e kryeministres Giorgia Meloni është zotuar të mbrojë industrinë ushqimore italiane nga risitë teknologjike që konsiderohen të dëmshme dhe e ka riemëruar ministrinë e bujqësisë “ministria e bujqësisë dhe sovranitetit ushqimor”.
Projektligji parashikon se kushdo që shkel ligjin e ri mund të gjobitet deri në 60 mijë euro, duke humbur të drejtën për financim publik deri në tre vjet.Fabrikat ku ndodhin shkelje mund të mbyllen.
Projektligji i propozuar vjen pas një sërë dekretesh qeveritare që ndalojnë përdorimin e miellit që rrjedh nga insektet si kriket dhe karkaleca në pica apo makarona. Qeveria italiane kërkon që etiketat e informacionit të vendosen në produktet që përmbajnë ose prodhohen nga insekte. Meloni tha:
Njerëzit duhet të jenë në gjendje të bëjnë një zgjedhje të informuar.
Sipas një sondazhi, 84 për qind e italianëve janë kundër ushqimit të prodhuar në laborator.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



