Italia u mbyll dyert emigrantëve
Ministri i Brendshëm merr vendimin drastik
Emigrantët e shpëtuar nga anijet e drejtuara nga organizatat joqeveritare nuk do të lejohen në Itali”. Ky ka qenë vendimi i prerë i Ministrit të Brendshëm Italian, Matteo Salvini, lidhur me debatin e pranimit të emigrantëve.
Në një intervistë për Corriere della Sera tha se këto OJQ nuk ishin më “të ligjshme”, duke i akuzuar për nxitjen e trafikimit të emigrantëve.
Salvini foli edhe për marrëveshjen e arritur nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel se Italia shpreson ta zvogëlojë ngarkesën e saj.
Mijëra emigrantë, kryesisht nga vendet afrikane, kanë arritur në Itali. BE raporton se numri i emigrantëve është 95% më i ulët se në kulmin e krizës në 2015 por filloi sërish të rritet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



