E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për ngjarjen e rëndë në Kosovë: Terroristët e Kurtit vrasin serbët
Lajme

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për ngjarjen e rëndë në Kosovë: Terroristët e Kurtit vrasin serbët

Mëngjesin e djeshëm në veri të Kosovës serbët sulmuan Forcat Speciale të Kosovës. Nga ngjarja u plagos polici Alban Rashiti dhe u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Pas ngjarjes ku policët në krye të detyrës, në mbrojtje të atdheut u sulmuan nga serbët, mediat në Serbi kanë pasqyruar ngjarjen. Në disa media serbe, Policia e Kosovës konsiderohet si terroriste, ndërsa kryeministri Albin Kurti, fajtor për vrasjet në veri.

“Terroristët e Kurtit vrasin serbët”, ka shkruar media serbe “Alo”.

Media tjetër “Informer” ka shkruar “Gjaku është në duart e Kurtit”.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë fajtor Kurtin për ngjarjet dhe tensionet Kosovë-Serbi.

“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është ai që dëshiron konflikt dhe luftë. Ai dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n. Këto nuk janë uniforma të Ushtrisë së Republikës së Serbisë apo të Policisë së Republikës së Serbisë. Uniformat mund të blihen kudo në treg, nuk ka armë që nuk mund të gjenden askund”, ka thënë Vuçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.