E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja momentet e arrestimit të prokurores speciale. Bastisen dy shtëpitë e saj (pamjet)p
Bota

Ja momentet e arrestimit të prokurores speciale. Bastisen dy shtëpitë e saj (pamjet)p

Policia maqedonase ka arrestuar të mërkuren prokuroren e posaçme Katica Janeva, e cila mund të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit të njohur si “zhvatja”. Përpos bastisjes në shtëpinë në Kozle, policia është duke bastisur shtëpinë e saj në Gjevgjeli. Për momentin Janeva me zyrtar policorë janë në zyrat e Prokurorisë Speciale Publike, raporton ilirianews.

Policia bllokoi rrugën që çonte tek shtëpia e saj në një lagje në jugperëndim të Shkupit. Hollësitë rreth ngjarjes pritet së shpejti të njoftohen nga Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut.

 

 

Zonja Janeva u mor në pyetje të marten në Prokurorinë publike, ndërkohë që vetë ajo tha se atje shkoi në cilësinë e dëshmitarit. Ajo mohoi të kishte faj lidhur me këto zhvillime. Në prokurori ajo ishte me një avokat të njohur, i cili mbron të akuzuar në raste që po procedon pikërisht Prokuroria e posaçme në krye të cilës ndodhet Katica Janeva.

Skandali i publikuar në gazetën italiane La Verita ka tronditur themelet e gjyqësorit në Shkup, ndërsa në një video regjistrim duket tashmë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 duke dalë së bashku me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para. Boki 13 në këtë rast shikohet si një lloj ndërmjetësi i prokurores Katica Janeva në këtë skandal të madh korrupsioni.

Ndërkaq, biznesmeni Kamçev është i akuzuar për larje parash dhe vepra kriminale. Komunikimi i tij me njeriun e afërt të kryeprokurores së posaçme dhe korruptimi apo zhvatja, varësisht kush si e komenton, kishte të bënte me lehtësimin e rrethanave të arrestit të tij, sipas audio-regjistrimeve të publikuara në shtypin italian./VOA

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.