E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja si korruptohet polici italian nga i riu shqiptar…
Bota

Ja si korruptohet polici italian nga i riu shqiptar…

Problemi i kërkimit të ryshfetit nga forcat e policisë në rrugë kundrejt dejtuesve të automjeteve, nuk është vetëm një problem shqiptar.

Një rast flagrant ka ndodhur në Itali dhe që denoncohet në emisionin “BOOM” nga një qytetar shqiptar, i cili kishte shkuar në vendin fqinj për problemet e tij.

I ndaluar nga policia lokale për shkaqe krejt banale, si gjerësi gome, apo marmite sportive, atij i janë kërkuar 400 euro në dorë që të mos i vendosej gjoba prej 800 eurosh.

I gjendur në situatë të vështirë, pasi në makinë kishte edhe bashkëshorten shtatzënë, e cila filloi të kishte probleme, djaloshi shqiptar ka nxjerrë çfarë kishte në xhep dhe ia ka dorëzuar policit italian.

Megjithatë ai është detyruar të shkojë të kërkojë para të tjera edhe nga bashkëshortja, duke i dorëzuar edhe ato, në total 90 euro ryshfet për të marrë mbrapsht dokumentat.

Duke folur në kamerën e “BOOM”, djaloshi shqiptar ka treguar gjithë ngjarjen, e cila duket sikur ka dalë nga vitet e para të tranzicionit shqiptar.

Një polic i një vendi të Bashkimit Europian, i cili pa asnjë skrupull kërkon hapur fare pagesë nën dorë, madje edhe pa i gjetur asnjë shkelje, por vetëm justifikime.

Gjithashtu jo më pak e rëndësishme është edhe dëshmia e bashkëshortes së shqiptarit, e cila tregon situatën në të cilën u gjendën, pasi ajo ishte edhe shtatzanë.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.