E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja VIP-at shqiptarë që u dashuruan me persona të kombësive të tjera
Uncategorized

Ja VIP-at shqiptarë që u dashuruan me persona të kombësive të tjera

Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla sa i përket numërit të popullsisë dhe koordinatave gjeografike.

Mirëpo, në këto dy shtete me popull shqiptar, ekzistojnë një numër i madh të fytyrave publike, të fushave të ndryshme.

Përpos kësaj, nuk janë të rralla rastet që mes tyre ka lindur dashuria, madje janë martuar me njëri-tjetrin, duke formuar çifte shumë të bukura, shkruan lajmi.net

Por, jo të gjithë dashurinë e gjetën te njerëzit e kombësisë së tyre. Ka shumë personazhe që janë martuar me persona që janë të nacionaliteteve tjera.

Më poshtë, do t’i rendisim disa nga fytyrat publike që kanë martesa të tilla, e që kanë marrë më së shumti  vëmendjen e publikut:

Image

Soni Malaj

Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e martuar me balerinin italian Mirko Luccarelli. Dyshja janë njoftuar me një kompeticion shqiptar, ku Soni garoi si vallëtare. Ata ishin martuar dhe bashkë kanë një vajzë dhe pas martesës, këngëtarja jetoi me të në Romë. Mirëpo, dyshja tashmë janë ndarë  dhe sipas zërave, ishte mosmarrëveshja sa i përket vendit ku do banojnë, në Itali apo në Shqipëri, ajo që i çoi tek ndarja. Soni dhe Mirko po jetojnë secili jetën e tyre dhe e vetmja gjë e përbashkët që u ka mbetur është vajza e tyre.

Image

Lorik Cana

Edhe futbollisti shqiptar Lorik Cana është i martuar me një italiane. Duke qenë se ai ishte lojtar i një nga ekipeve të Serie A dhe jetoi në Itali, Loriku u njoftua me një vajzë të quajtur Monika e cila sot gëzon statusin e të qenit bashkëshortja e Lorikut. Çifti tashmë janë prindër të një djali.

Image

Emina Çunmulaj

Sot është e martuar dhe përmes rrjeteve sociale tregon se sa e lumtur është me familjen e re. Fjala është për modelen shqitpare Emina Çunmulaj e cila zemrën e saj ia dha biznismenit iraniano-amerikan Sam Nazarian. Çifti në fjalë u martua në vitin 2015 dhe dasma e tyre u komentua për shkak se u bë sipas mënyrave dhe traditave të vendit nga vjen Sam. Ata kanë një vajzë e cila quhet Ella Faria Nazarian, shkruan lajmi.net. Ndërsa, ditë më parë, bukuroshja shqiptare tregoi se është shtatzënë për herë të dytë dhe ky fakt e ka bërë shumë të lumtur atë. Edhe pse u martua me një të një tjetër nacionaliteti, përmes rrjeteve sociale, Emina tregon shpesh se është shumë krenare që është shqiptare.

Image

Dafina Zeqiri

Është një nga këngëtaret që më së shumti përflitet për lidhje dashurie, që nuk i kanë zgjatur shumë. Por, kësaj here siç duket Dafina Zeqiri e ka gjetur dashurinë e saj të jetës. Ajo është në lidhje me një person nga Republika e Dominikës e që quhet Jose. Janë bërë vite që kur lidhja tyre u zbulua nga mediet shqiptare dhe tashmë ata po dalin edhe publikisht. Urojmë që kësaj here Dafinës t’i zgjasë romanca e dashurisë.

Image

Almeda Abazi

E famshme u bë në Shqipëri por bukurinë e saj e tregoi edhe në shtetin turk ku po jeton aktualisht. Në Turqi bukuroshja shqiptare Almeda Abazi e ka edhe një arsye më shumë të qëndrojë, pasi atje ajo u martua me aktorin tejet të famshëm, Tolgahan Sayisman. Almeda dhe Tolga këtë vit janë martuar në Amerikë por po jetojnë në Turqi. Anagzhimet e shumta të Tolgës po bëjnë që të mos kalojnë shumë kohë së bashku por sa herë janë bashkë, ata përjetojnë momente tejet të bukura të cilat i ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale. Një nga planet e tyre të afërta siç duket do të jetë shtimi i familjes me një fëmijë.

Image

Afërdita Dreshaj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Afërdita Dreshaj zyrtarizoi lidhjen e dashurisë me hokeistin çek Jakub Klind. Deri më tani çifti kanë jetuar të lumtur pranë njëri-tjetrit por nga muaji dhjetor pati një ndryshim në romancën e tyre. Afërdita i tha PO propozimit të Jakubit për martesë dhe tashmë si të fejuar ata po ndihen më të lumtur, të paktën kështu po tregojnë përmes Instagramit. Akoma nuk është bërë zyrtare data e publikimit të dasmës së tyre, shkruan lajmi.net

Image

Angela Martini

“Angela Martini martohet fshehtaz me biznismenin rumun”. Ishte ky një nga titujt e medieve në muajin dhjetor kur raportuan për martesën e befasishme të modeles shqiptare Angela Martini. Ajo tashmë është gruaja e rumunit Dragos Savulescu i cili i ka ofruar asaj një jetë tejet luksoze, pasi është miliarder. Në dasmën e tyre të ‘fshetë’ dëshmitare ishte këngëtarja Bleona Qereti e cila e uroi çiftin në fjalë. Angela dhe Dragos ka kohë që ishin dashuruar njëri me tjetrin.

Image

Adelina Tahiri

Është personazhi i fundit deri më tani që është martuar me një të huaj. Por, për dallim nga emrat e lartëpërmendur, Adelina Tahiri u kritikua fort nga ndjekësit e saj që u martua me maqedonasin 50 vjeçar, Serjoza Markov i cili njihet si avokati më i pasur në Maqedoni. Fejesa e saj dhe martesa e shpejtë bëri zhurmë në publik, të cilët reaguan ashpër ndaj saj, duke i thënë se nuk duhej martuar me një maqedon, e sidomos me një 50 vjeçar. Përkundër ofendimeve që mori, Adelina përmes rrjeteve sociale po tregon se është e lumtur pranë tij.

Kujtojmë që krahas tyre, ka edhe emra tjerë që janë në lidhje, të martuar apo të ndarë nga persona që nuk janë shqiptarë, ndër to edhe Dua Lipa e Rita Ora.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.