E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jeff Bezos bëhet njeriu më i pasur në botë
Lajme

Jeff Bezos bëhet njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos ka rifituar titullin e personit më të pasur në tokë, duke ia kaluar Elon Musk-it, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg të hënën, raporton “CNN”. 

Pasuria neto e themeluesit të Amazon ishte 200 miliardë dollarë, ndërsa Musk pasoi me 198 miliardë dollarë. Musk ka humbur rreth 31 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, ndërsa Bezos ka fituar 23 miliardë dollarë, sipas indeksit. Pas publikimit të këtij lajmi, aksionet e Tesla-s kanë rënë me më shumë se 7% të hënën.

Musk rifitoi titullin e personit më të pasur në botë në maj të vitit 2023, duke e lënë pas CEO të LVMHBernard Arnault, i cili drejton një nga konglomeratet më të mëdha në botë dhe përfshin marka të tilla si Louis Vuitton, Dior dhe Celine.

Sigurisht, titulli i personit më të pasur në tokë këmbehet çdo disa muaj, në varësi të performancës së tregjeve. Musk dhe Arnault ende mbajnë shumë pasuri, që nga viti 2020, vlera neto e pesë njerëzve më të pasur në tokë është rritur 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pasi kanë marrë parasysh inflacionin, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.