E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Jelekët e vërdhë’, mijëra protestues sërish në rrugët e Francës
Bota

‘Jelekët e vërdhë’, mijëra protestues sërish në rrugët e Francës

Mijëra zyrtarë policorë janë duke qëndruar në Paris për të mbajtur nën kontroll protestën e radhës të “jelekët e Verdha” duke shënuar kështu pesë javë të protestave të pandërprera kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron.

Të premten, presidenti Macron bëri thirrje për të mbajtur rendin dhe qetësinë pas protestave të mëdha që shkaktuan përplasje me policinë.

“Franca duhet të qetesohet, të vendos rregull dhe t’i kthehet normalitetit”, tha Macron pas një takimi me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Lëvizja “Jelekët e Verdha” filloi në mesin e muajit nëntor në kundërshtim të ngritjes së taksës së naftës, duke u rikthyer në kundërshtim të plotë të qeverisjes së Macronit.

Protestat çuan në dhunë dhe përplasje të rënda me forcat e sigurisë.

Përfaqësues politikë, po ashtu kanë bërë thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos qëndrojnë në rrugë, pas vrasjes së katër personave në një sulm me armë në qytetin e Strasburgut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.