E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jep dorëheqjen zv.ministrja e KURTIT
Bota

Jep dorëheqjen zv.ministrja e KURTIT

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku-Bërdyna, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj në Kosovë. Njoftimi i dorëheqjes u bë nga ajo vetë në një postim në Facebook, ku shkroi se ka kërkuar dorëheqjen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas dy viteve shërbim, ajo u shpreh mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e treguar nga kolegët e qeverisë. Edona Maloku-Bërdyna ka vendosur të kthehet në punën e saj akademike për të vazhduar kontributin në fushën e arsimit dhe shkencës. Ajo kishte marrë postin e zëvendësministres së MASHTI-t më 27 maj të 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.