E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Julian Deda, Çanit/Shkatërruesit i bëre një shërbimin të paparë!
Sot

Julian Deda, Çanit/Shkatërruesit i bëre një shërbimin të paparë!

 ‘Ngatërrim zorrësh’ mor burrë …

Aktori Julian Deda, ka kritikuar drejtuesin e ‘Zonë e Lirë’, Arian Çani, i cili i dha më shumë kohë të fliste kryeministrit Rama se 7 artistëve që kishte ftuar në emision.

Me anë të një statusi në Facebook, Deda shkruan se Çani i bëri një shërbim Ramës, por la në harresë artistët, të cilët meritojnë shumë më shumë se një kryeministër që vetëm shkatërron.

Ja postimi i Julian Dedës:

O Çani, aktorët janë më të rëndësishëm se kryeministri mor burrë. Si mundesh, që shkatërruesin ta lësh të flasë sa të dojë, duke i bërë një shërbimin të paparë, ndërsa fton 7 artistë, që përpiqen ta argëtojnë këtë popull dhe i interviston shpejt e shpejt se nuk ke kohë për ta, duke i detyruar të thonë ose “po” ose “jo”..?!

P.s. Ngatërrim zorrësh…!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.