Julian Deda për Bashën:Tregohu vigjilent nga servilët në parti
Thelbi raportit perfundimtar i analizës në degë është : “humbëm, sepse kritiket e Bashës, bojkotuan fushatën”.
Une nuk e di se si e paskan bërë analizen këta, që paskan arritur në këtë perfundim por në informacionin tim kjo është një genjeshtër dashakeqe. Eshtë një menyrë diabolike për të mbuluar të vërteten, e kështu për të shmangur pergjegjesine e secilin ne fushatë.
Si fillim nuk më pelqen fare personalizimi që po i behet gjithçkaje në këtë proces. Ata që kanë punuar në fushatë, e kanë bërë për partinë Demokratike, ç’lidhje ka nëse janë kritikë apo dashamires të Bashës. Madje duhet ti falenderojmë 100 herë, që ishin aty dhe jo ti largojmë duke i thenë, “ik ti kritik”. Vetem një dorë dashakeqe apo një grup servilësh mund të bëjë nje ndarje të tillë. Këta që nxjerrin këto perfundime të ndyra, thjesht po i bejnë nje dëm asaj partie dhe nëse Basha nuk tregohet vigjilent, servilët e dëmshëm thjesht shumohen si qelizat e kancerit. Sa më shumë shumohen ata, aq më të deformuara do vijnë informcionet në zyren e Kryetarit, sepse këta njerëz punojnë nën moton: “raportojne atë që mendojnë ata se i pelqen të degjojë shefi dhe jo të vertetën”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



