E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juncker ‘tapë’ në takimin me Ramën. E puth në faqe
Bota

Juncker ‘tapë’ në takimin me Ramën. E puth në faqe

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor.

Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…

(Gazetarët qeshin)

Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Lidhur me dehjen e presidentit në largim të KE ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

“Zgjedhjet kane mbaruar ne prill.

Cfare zgjedhjesh do te bente ne 30 qershor Edi Rama.

Junker mu ne sy te Rames njofton qe zgjedhjet kane perfunduar qe ne fund te prillit.

Opinioni i tij duhet degjuar me vemendje!!

Kur thote qe zgjedhjet kane perfunduar ne prill do te thote qe kane mbaruar ne prill.

Shiheni VIDEON qe te bindeni e thote Junker me gojen e tij”, shkruan Vasili në postimin e tij.

Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, njihet si pijedashës, por edhe për gafat e tij në takime të rëndësishme të nivelit të lartë.

Ai ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të të cilit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ajo që u vu re në fund të konferencës, ishte luhatja e Juncker dhe puthja që i dhuroi kryeministrit Edi Rama në faqe. Ky i fundit, pasi pa vështirësinë me të cilën po ndeshej Juncker, i futi krahun për ta mbajtur. Juncker në një moment është mbajtur në foltore, pasi këmbët nuk i premton.

Si duket edhe këtë herë, Presidenti Juncker e ka tepruar me alkoolin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.