E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalvari im!
Sot

Kalvari im!

Dritan Shano

“Qeniet njerëzore i shtojnë vetes një mbidozë vuajtjesh e mundimesh të përditshme, të shkaktuara nga një grup individësh që i përkasin të njëjtit lloj, vetë qenies njerëzore… Gjithmonë e në mënyrë të pashmangshme secili prej nesh nënvleftëson numrin e individëve budallenj që ndodhen në qarkullim… Prandaj mbetemi gjithmonë në mënyrë të pashmangshme të çuditur nga fakti që: njerëz që në të kaluarën i kemi gjykuar racionalë dhe inteligjentë, papritur tregohen pa asnjë pikë dyshimi budallenj të pandreqshëm…

Mundësia që një person i caktuar të jetë budalla nuk varet nga asnjë karakteristikë tjetër e vetë personit… Një njeri budalla është ai njeri që i shkakton një dëm një njeriu tjetër, apo një grupi njerëzish, duke mos përfituar asgjë për vete, madje duke pësuar dëm edhe për vete… Nuk ekziston asnjë mënyrë racionale për të parashikuar se kur, si dhe pse, një njeri budalla do fillojë të veprojë…

Para një njeriu budalla je gjithmonë krejtësisht i pambrojtur…. Personi budalla është tipi njeriut më të rrezikshem që ekziston… Budallai është më i rrezikshëm se banditi… Potenciali i një budallai përcaktohet nga çfarë pushteti dhe autoriteti i jep pozicioni që ai ka marrë në shoqëri. – C.M.C.”

Nisur nga këto arsyetime të mësipërme të Carlo Cipolla, në kontekstin tonë mund të thuhet se unë që mendoj se jam jo budalla dhe që votoj dhe u jap pushtet dhe autoritet njerëzve budallenj, jam akoma dhe më budalla se vetë këta të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.