E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanadaja i jep fund shpresës së emigrantëve, mbyll lota
Bota

Kanadaja i jep fund shpresës së emigrantëve, mbyll lota

Kanadaja ka njoftuar se do ti japë fund sistemit të lotarisë për prindërit apo gjyshërit e huaj që aspirojnë ribashkimin me fëmijët e tyre që kanë imigruar në këtë shtet, duke iu rikthyer politikës së mëparshme kush vjen i pari, i shërbehet i pari.

Otawa ndryshoi funksionimin e ribashkimit familiar në fund të vitit 2017, në favor të një sistemi të përzgjedhjes me short i përshkruar nga shumë imigrantë si ”mizor”dhe ”pa zemër”.

Qeveria e Justin Trudeau sqaroi në atë periudhë se kjo reformë duhej ta bënte përzgjedhjen më ”transparente”.

Rreth 95 000 dosje të prindërve apo gjyshërve që dëshirojnë të vendosen në Kanada, përkrah fëmijëve të tyre, u regjistruan on line në fund të 2017 për një përzgjedhje me short me vetëm 10 000 vende për t’u pranuar./ATSH

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.