E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanadaja konfirmon se do të marrë 20,000 refugjatë afganë
Bota

Kanadaja konfirmon se do të marrë 20,000 refugjatë afganë

Situata në Afganistan është shumë e dhimbshme dhe Kanadaja nuk do të bëjë sehir,” tha Ministri i Imigracionit, Marco Mendicino në një konferencë për shtyp.

Ndër refugjatët do të përfshihen individë nga kategoria “shumë e rrezikuar” ku përveç grave në politikë apo role të tjera publike përfshihen dhe punonjësit e qeverisë, përfshihen edhe aktivistët për të drejtat e njeriut, pakicat e persekutuara dhe gazetarët.

Deri tani janë nisur nga Afganistani disa avionë me azil-kërkues. Avioni i parë mbërriti të premten në Toronto, tha ministri.

Ndërkaq, Kanadaja ka dërguar një kontigjent me forca speciale për të ndihmuar në evakuimin e personelit të saj diplomatik nga Afganistani.

Ministri i Jashtëm kanadez Marc Garneau komentoi në Twitter lidhur me afganët që kanë punuar në ambasadën kanadeze në Kabul se Kanadaja “u detyrohet afganëve shumë mirënjohje dhe do të vazhdojë përpjekjet për t’i sjellë në vend të sigurtë”.

Më herët të premten, shumë vende, ndër ta Spanja, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia njoftuan se po tërheqin personelin e tyre diplomatik./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.