E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kancelari gjerman: Ukraina do t’i ndjejë pasojat e luftës edhe për 100 vitet e ardhshme
Bota

Kancelari gjerman: Ukraina do t’i ndjejë pasojat e luftës edhe për 100 vitet e ardhshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Ukraina do t’i ndjejë pasojat e luftës së Rusisë ndaj saj për 100 vitet e ardhshme. Për këtë arsye, Scholz bëri thirrje për rindërtimin e Ukrainës dhe për këtë sipas tij, duhet të punojë i gjithë Perëndimi.

“Kjo është arsyeja pse ne gjithashtu do të duhet të punojmë së bashku për rindërtimin,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin.

Një nga problemet kryesore sipas kancelarit gjerman janë edhe predhat e pashpërthyera përgjatë Ukrainës që mund të kenë pasoja në njerëz në të ardhmen.

Duke iu referuar të kaluarës së Gjermanisë së shkatërruar nga lufta, kancelari gjerman tha se “ata që jetojnë në Gjermani e dinë se akoma gjenden predha nëntokë që nga Lufta e Dytë Botërore”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.