E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë një takimi elektoral në një park të Bogotës, kryeqyteti i vendit. Ai u qëllua tri herë, dy herë në kokë, dhe ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Santa Fe, pas ndërhyrjeve të menjëhershme kirurgjikale.

Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, në prani të dhjetëra përkrahësve të tij. Autoritetet njoftuan se një i mitur 15-vjeçar u kap në vendngjarje, pasi u plagos nga policia gjatë ndjekjes.

Maria Claudia Tarazona, bashkëshortja e senatorit, kërkoi nga qytetarët një lutje të përbashkët për shëndetin e Uribes. Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, u shpreh në rrjete sociale: “Kjo është një ditë e trishtuar. Mund të kemi dallime politike, por ato nuk kanë vlerë përballë jetës së një njeriu. Të bashkohemi për Miguel Uriben.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.