Kaos në Kuvend, Noka rrëzohet dhe ndihmohet nga kolegët
Tentoi të ulet në vendin e ministrave
Tensionet në Kuvend nisën ende pa filluar seanca plenare, teksa disa deputetë të Partisë Demokratike zaptuan vendet e rezervuara për anëtarët e qeverisë.
Deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu janë ulur në karriget e ministrave. Në një moment, Flamur Noka tenton të kalojë mbi tavolina për të zënë vendin, por pengohet dhe rrëzohet, duke u ndihmuar më pas nga kolegët e tij të PD-së.
Ngjarja ndodhi në sallën plenare përpara nisjes zyrtare të seancës, duke shtuar edhe më tej klimën e tensionuar politike dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



