E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaosi në Spitalin Francez, reagon ‘Shëndetësia’: Kohë virozash
Lajme

Kaosi në Spitalin Francez, reagon ‘Shëndetësia’: Kohë virozash

Stafi i ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka reaguar pas publikimit të videos nga radhët e krijuara në Spitalin Francez, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Sipas sqarimit, fluksi i qytetarëve dhe pritjet në këtë strukturë shëndetësore lidhen me oraret e vizitave, të cilat, sipas stafit të ministres, zgjasin më shumë se 40 minuta.

Në reagim bëhet e ditur se në vijim pritet të merren masa për koordinimin më të saktë të orareve të planifikuara dhe të vizitave, me synimin për të përmirësuar organizimin dhe për të menaxhuar më mirë fluksin e pacientëve.

Publik.al e përcjell këtë reagim në vijim të materialit të publikuar mbi situatën në Spitalin Francez, duke i dhënë hapësirë edhe qëndrimit të institucionit përgjegjës.

Redaksia falënderon ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, për reagimin dhe mbetet e hapur për çdo informacion apo sqarim të mëtejshëm lidhur me këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.