Kapet 30-vjeçari në Laç/ Do të ekstradohet në Itali për disa vepra penale
Një shqiptar është arrestuar me qëllim ekstradimi, në sajë të operacionit policor të koduar “Operacionalja 7”.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin me iniciale D. M., të lindur në fshatin Gurëz të Kurbinit.
I riu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u kap në Laç. Ai akuzohet se në muajin korrik 2023, ka përndjekur ish-të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar persona të tjerë për të dhunuar vajzën dhe partnerin e saj.
Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



