E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katër të huaj bashkohen për ‘Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë’, ja çfarë bëjnë
Uncategorized

Katër të huaj bashkohen për ‘Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë’, ja çfarë bëjnë

Disa persona të huaj, që jetojnë në Shqipëri janë bërë pjesë e emisionit ‘Why Not’ nga Roza Lati duke u paraqitur me veshje popullore.

Në nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, që do festohet nga të gjithë pas disa ditësh ishin të ftuar:

Jacopo Tomazini – italian, që u shfaq me veshje tradicionale të jugut. Ai është make up artist për efekte speciale, transformime të fytyrës dhe të trupit.

Emre Aslan– turk, doktor veteriner dhe kuzhinier. Ai u shfaq me veshje tradicionale të Tiranës.

Ian Wood- skocez, profesor që i mëson të huajve gjuhën angleze.

Sodik Atanda – nigerian, që luan në skuadrën e futbollit të Partizanit. Ai u shfaq veshje tradicionale nga Shkodra.

Balerina që i mësoi disa valle shqiptare ishte Olta Ahmetaj, e cila u shfaq me zhveshur me një jelek që ka motivet e Librazhdit. Të gjithë së bashku kërcyen disa valle të njohura, kryesisht të Shqipërisë së Mesme dhe zonës së Kukësit.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.