Këngëtari i njohur dërgohet me urgjencë në spital
Shëndeti i këngëtarit John Mayer u përkeqësua ditën e martë, dhe iu desht të shkonte me shpejtësi në spital. Këngëtari dhe kompozitori kishte për të bërë një koncert në New Orleans, por mesa duket shëndeti i tij nuk priste. Kolegët me të cilët kishte për të bërë koncertin lajmëruan për shtyrjen e tij, pasi John kishte përkeqësime dhe duhej ti nënshtrohej një operacioni me patjetër.

Mayer ka shpenzuar këto vite duke u fokusuar në karrierën e tij solistike, dhe kohët e fundit erdhi me albumin e titulluar ‘The Search for Everything’.

Është përfolur për një kohë të gjatë për lidhjen e tij me Katy Perry por asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


