E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënimet e Koresë së Veriut, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes…
Bota

Kërcënimet e Koresë së Veriut, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes…

Sekretari i Mbrojtjes në Uashingtonit (CNN) James Mattis tha të premten se nuk beson se raketat e tanishme ndërkontinentale të Koresë së Veriut janë në gjendje të godasin SHBA-në kontinentale.

Ai deklaroi se raketat e Koresë së Veriut nuk mbërrijnë dot deri në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk e bindin pretendimet e vendit të izoluar komunist, se raketat e tij balistike ndërkontinentale mund të godasin Amerikën kontinentale.

“Peniani ende nuk e ka dëshmuar veten si një kërcënim serioz kundrejt nesh. Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar me kujdes situatën, e kjo do të kërkojë pak kohë”, tha Mattis.

Vlerësimi i tij të premten ishte në përputhje me analistët teknikë të cilët thonë se lëshimi I raketës balistike të Koresë së Veriut në fakt nuk demonstroi një aftësi për të goditur SHBA-të ose që po bën përparime në sfidat teknike të nevojshme për një ICBM të suksesshme dhe operacionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.