Kërkesa e PS për shkarkimin e Metës, ja deputetët e PS që firmosën
Zbardhet kërkesa e 55 deputetëve të PS-së, që i është depozituar Kuvendit të Shqipërisë, me të cilën kërkohet nisja e procedurave për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta.
Listën e firmave e prin kreu i grupoit të PS-së, Taulant Balla, ndërkohë që në mes tyre është edhe emri dhe firma e deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhi, i cili doli në përgjimet e publikuara nga “BILD”, teksa Astrit Avdylaj, pjesë e bandës kriminale Avdulaj, komunikonte me vëllanë e tij, para se ai të zgjidhej pjesë e listës për deputetë, duke garantuar nje rezultat 10 me zero, “sa te habitej edhe ai lart”.
Ndërkohë që në sy bie mungesa e emrave dhe firmës së ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë presidenti i vendit, presidenca, teksa bëri reagimin e radhës, pas vendimit të Ramës për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij, ironizoi duke thënë se mocioni është bërë nga çunat e Shijakut.
Reagimi i Presidencës pak ditë më parë
Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco









