Kërkoi të bënte seks me prostitutën në hotelin me 5 yje, telashe për gjermanin e njohur
Jan Ullrich, i vetmi fitues gjerman i Tour De France, u arrestua të premten pasi akuzohet se ka rrahur keq një prostitutë në Frankfurt. Incidenti vjen një javë pasi 44-vjeçari u ndalua në Spanjë për një akt tjetër të dhunshëm.
Një zëdhënës i policisë gjermane i tha AFP se çiklisti ishte dërguar në paraburgim. Ne momentin e arrestimit, ai thuhet se ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.
Ullrich thuhet se kërkoi te shkonte me një prostitutë në një hotel me pesë yje në Frankfurt, sipas Bild, por sipas policisë, ai nisi te zihej me të per arsye ende te paqarta dhe me pas e dhunoi duke e lene me plage. Sipas prokurorit Nadja Niesen, Ullrich i zuri frymën deri sa “shikimi i saj u nxi”.

“I akuzuari ende nuk mund të dëgjohet. Ai është ende nën ndikimin e niveleve të konsiderueshme të alkoolit dhe drogës”, thane burimet per AFP.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



