E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërrma iz biç!
Sot

Kërrma iz biç!

Domethënë , po shurrove në det, kripa ta kthen në gjellë

1 – A ishte Lulzim Basha ai që në shkurt 2018 nisi protestat dhe hapi çadrën me logon “OPOZITA E BASHKUAR”?

2 -A ishin krerët e partive aleate të Bashës, pjesë e OPOZITËS SË BASHKUAR që e gdhinin tek çadra dhe mbanin nga dy -tre fjalime vetë e po nga aq edhe anëtarët e partive të tyre përditë?

3 – A i përjashtoi edhe si parti edhe si koalicion marrëveshja Basha – Rama nga kandidimi i çdo forme për deputet këta kryetarë bashkë me partitë e tyre?

4 – A i futi Lulzim Basha në listën e partisë së tij, pra PD – së , në pjesën jofituese?

5 – A është përgjegjësi personale e Lulzim Bashës lista për deputet e vitit 2017?

6 – A dolën të humbura partitë aleate të Bashës që nuk hynë në kuvend dhe të penalizuara edhe për zgjedhjet e ardhshme meqë nuk janë parti parlamentare?

7 – A kanë të drejtë të përfitojnë nga lista, për shkak të djegies së mandateve nga PD ata kryetarë e forca të cilët e hëngrën pabesisht në 2017?

8 – Të pabesë ndaj kujt janë këta kryetarë e subjekte?
a- ndaj anëtarësisë dhe elektoratit të tyre, që nuk e
prëfaqësuan dot në 2017?
b – Ndaj aleatit që bëri marrëveshje me kundërshtarin
dhe i la jashtë pushtetit dhe opozitës?

9 – Faji dhe përgjegjësi e kujt është që këta “të pabesë” janë në listat e kandidatëve për deputetë në vend të demokratëve që kanë dhënë edhe me jetë prova besnikërie?

10 – Nëse Basha nuk e kishte 100% nën kontroll situatën me djegien e mandateve, faji i kujt është?

Në Librin Zhozef Fushe, në rastin e ekzekutimit të njërit nga familja Burbon, Fushe shprehet: “Ky s’është krim. Ky është gabim”! Se në politikë gjëja më e rëndë , më e rëndë edhe se krimi, është gabimi. Meqë e nisa me pyetje, ja edhe dy , për ta mbyllur:

1* – Për marrëveshjen me Ramën Basha ka thënë se “ishte gabim”. A janë gabim këta “tradhëtarët” sot?

2* – Kur një politikan i ka seriale gabimet, çfarë alternative ka:

a- të vazhdojë përpara me këmbëngulje?
b- t’i hapë krahun dikujt tjetër?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.