E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kështu mund kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në Facebook
Uncategorized

Kështu mund kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në Facebook

Rrjetet sociale mund të jenë një botë pak e komplikuar për t’u kuptuar dhe nëse nuk jeni shumë të sigurt pse dikush nuk po ju përgjigjet, arsyeja mund të jetë sepse nuk i kanë parë mesazhet tuaja.

Ueb-faqet si Facebook dhe Twitter ju lejojnë t’i bllokoni përdoruesit e tjerë dhe t’ua ndaloni që të shohin se çfarë postoni në profilin tuaj.

Por si ta dini nëse jeni bllokuar në Facebook?

Kur bllokoheni në Facebook nuk mund ta shikoni profilin e atij personi, t’i dërgoni mesazh apo t’i komentoni në profil, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu s’do të mund t’i shihni as komentet e tyre kudo që kanë komentuar ata – si tek fotoja e ndonjë shoku të përbashkët e kështu me radhë.

Edhe nëse e kërkoni në kutinë e kërkimit, personi që ju ka bllokuar nuk do të shfaqet në rezultatet e kërkimit – një tregues se ju ka bllokuar.

Një tjetër mënyrë për ta konfirmuar këtë është ta shikoni lidhjen e tij në rrjete sociale me ndonjë shok tuajin të përbashkët.

Nëse shihni aktivitet të tij tek shoku i përbashkët, atëherë ai person ose ju ka bllokuar, ose e ka fshirë llogarinë e tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.