Kim Jong urdhëron prodhimin masiv të dronëve sulmues!
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar që t’i jepet përparësi prodhimit masiv të dronëve sulmues, pasi pa nga afër një testim të tillë në një fabrikë, njofton agjencia e lajmeve në Korenë e Veriut.

Kim Jong-un tha se futja në punë e këtyre dronëve në mbarë botën kërkon një përditësim urgjent të teorisë ushtarake, shkruajnë disa media shtetërore.
Kim mbikëqyri testimin e dronëve sulmues në fillim të vitit në mes të një bashkëpunimi ushtarak në zhvillim të shpejtë me Rusinë , duke ngritur pyetjet nëse po merrte ndihmë teknike nga Moska për t’i zhvilluar.
Të njohura edhe si municionet ‘endacake’, armë të tilla janë përdorur gjerësisht në luftën në Ukrainë si dhe në Lindjen e Mesme .
Kim “theksoi nevojën për të ndërtuar një sistem prodhimi serik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të shkuar në prodhim masiv në shkallë të plotë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Kim tha se konkurrenca për përdorimin e dronëve për qëllime ushtarake po përshpejtohet në mbarë botën, me autoritetet ushtarake që me shumë gjasa njohin suksesin e tyre në konflikte të shkallëve të ndryshme.
“Ky ndryshim kërkon urgjentisht përditësimin e shumë pjesëve të teorisë, praktikës dhe edukimit ushtarak,” tha Kim.
Koreja e Veriut ka dërguar drone përtej kufirit në Jug duke fluturuar për orë të tëra në zona kyçe, përfshirë kryeqytetin, Seul, dhe mbi zonën e ndaluar të fluturimit që rrethon zyrën presidenciale të Koresë së Jugut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



