E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kim Kardashian ndan emisionin e saj më të ri me një shqiptar
Uncategorized

Kim Kardashian ndan emisionin e saj më të ri me një shqiptar

Kim Kardashian do të jetë producente e “Glam Masters”, një “reality show” që do të startoj më 28 shkurt në orën 22:00.  Në rol kryesor në këtë emision do të jetë make up artisti i saj, Mario Dedivanoviq.

Ekspertët e grimit të famshëm në “YouTube”, Kandee Johnson dhe Zanna Roberts Rassi do të jenë në rolin e  gjyqtarëve.

Tashmë është publikuar edhe traileri i emisionit. Artisti shqiptar Mario është shprehur shumë i lumtur për këtë projekt të ri që po nis.

“O Zot! Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që po e ndaj këtë eksperiencë që ka të bëjë me një kompeticion bukurie! Hyra në këtë projekt i pasigurt, pak i frikësuar dhe nuk e kisha idenë çfarë të prisja. Në qoftë se jeni fans të make up-it ky do të jetë emisioni juaj i preferuar”, ka shkruar Mario në “Instagram”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.