E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kina i përgjigjet Amerikës: Do të vuani ju pasoja të rënda, nëse përshkallëzoni situatën me balonën
Bota

Kina i përgjigjet Amerikës: Do të vuani ju pasoja të rënda, nëse përshkallëzoni situatën me balonën

Një përgjigje ka ardhur nga diplomacia kineze lidhur me deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili paralajmëroi Pekinin të bënte kujdes me mbështetjen ndaj Rusisë, ku nga Ministria e Jashtme e Kinës, kërcënimi ka qenë i qartë: Do të vuani ju pasoja të rënda, nëse përshkallëzoni situatën me balonën.

Kështu i janë referuar ata rastit të një balone kineze, e cila fluturoi për ditë të tëra mbi qiellin amerikan dhe më pas u rrëzua me urdhër të presidentit Joe Biden.

Sipas SHBA-ve, objekti fluturues shërbente për qëllime spiunazhi, por Kina i ka hedhur këto pretendonte poshtë në mënyrë kategorike, duke pretenduar se balona në fakt shërbente për qëllime meteorologjike dhe kishte dalë nga kursi i saj normal.

SHBA-të, e kanë marrë seriozisht çështjen dhe kanë paralajmëruar se do të hetojnë “deri në palcë” çdo pjesë të mbetur të balonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.