E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kina lëshon në hapësirë ​​satelitin e ri të komunikimit
Bota

Kina lëshon në hapësirë ​​satelitin e ri të komunikimit

Kina sot në mëngjes ka dërguar një satelit të ri në hapësirë për eksperimentimin e teknologjisë së komunikimit.

Raketa “Long March-3B” u ngrit me një satelit nga qendra e lëshimit të satelitit Xichang në provincën jugperëndimore kineze Sichuan, njofton agjencia shtetërore Xinhua.

Sateliti ka hyrë në orbitën e planifikuar, thuhet në raport. Lançimi shënoi misionin e 405-të të serisë kineze të raketë-mbajtëses “Long March”. Me lëshime të shumta satelitore, Kina ka vazhduar një sërë projektesh hapësinore në vitin 2021. Misioni i parë kinez për të eksploruar Marsin “Tianwen-1” u ul me sukses në planet këtë maj.

Gjithashtu, tre astronautë kinezë në anijen kozmike Shenzhou-13 hynë në stacionin hapësinor kombëtar Tianhe në tetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.