Kishin mbytur me kokainë ‘Bllokun’, policia arreston në befasi 4 persona
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses ditën e djeshme një operacion antidrogë të koduar ”Decline”.
Gjatë këtij operacioni, blutë e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave, ndërsa janë sekuestruar edhe 276.6 gramë “Kokainë”.
Siç bëhet e ditur, të arrestuarit janë Azis Meta, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar për “Trafik armësh dhe lëndë narkotike”, Përparim Kalbaj, 46 vjeç, Aleks Kanaçi, 35 vjeç, si dhe E.B, 23 vjeçe.
Arrestimi i tyre u bë, pasi ka rezultuar se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike “Kokainë” në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.
Në momentin e arrestimin, policia thotë se atyre u është gjetur 276.6 gramë “Kokainë”, ndërsa u janë sekuestruar edhe 2 automjete dhe 7 telefona celularë.
Për këtë operacion, policia e Tiranës sqaron se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të Përparim Kalbaj, Aleks Kanaçi Azis Meta dhe E. B.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


