E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo ditë e dhimbjes le të na e kthjellojë Kujtesën…!
Sot

Kjo ditë e dhimbjes le të na e kthjellojë Kujtesën…!

 

Si sot 70 vjet me pare Mirdita, vendlindja ime do te perjetonte nje gjamë te madhe.

14 burra do te ekzekutoheshin ne

 Qafe-Valmir nga regjimi genocidist komunist per fajin e vetem se vinin nga ajka e fisnikeve te atij trualli i cili nuk po pajtohej me sistemin komunist…

10 burra te pushkatuar e 4 te tjere te varur barbarisht ne litar-ky ishte bilanci i kesaj dite re zezë.

Ky ishte jo vetem nje akt hakmarrje i verber por dhe prologu i viteve e dekadave te okupimit komunist qe do pasonte Atdheun tone.

Mirdita,ky djep krishterimi e quajtur boterisht si Republike e vlerave dhe krenarise qe nder shekuj nuk i ishte nenshtruar Imperatorise, po tentohej me dhune e gjak te pushtohej nga djajte e kuq…!Bandat e kuqe te udhehequra nga kryekrimineli M.Shehu po imitonin e eksperimentonin Xhengiskanin pikerisht ne Mirdite.

Domethenja dihej…Martiret u vrane e u murosen ne altarin e lirise por amaneti i tyre kurre nuk u krye.

Nje amanet qe jo vetem do qetesonte shpirtrat e tyre,

por do ishte dhe garancia e lirise per breznite qe do vijne..!

Sot pas 7 dekadash nuk ka sesi te mos i qasemi kujteses se pa kujtese nuk ka horizont.

E kujtesa na ben te gjtheve me faj.

Se nuk arritem as sot t’ju realizojme amanetin.

Se prap si para 70 vitesh ne krye te pushtetit jane bijte biologjike e gjenetike te qoftelargut…se prape ne Mirdite neodiktatura po gjen bashkepunetore e puthadore si dikur.

Natyrisht sot nuk ka me litar e vrasje pa gjygj por po vritet shpresa e djelmise mirditore e mbareshqiptare nga psikopate e hajdute te paskrupuj dhe toka e Arbrit po shpopullohet si dikur Kosova nga plani famezi i Vasa Çubrioloviçit.

Sot natyrisht eshte dite homazhi per martiret por dhe dite refleksioni.

Edhe memoria ka kufijte e saj te durimit ne menyre qe mos atrofizohet e tretet pergjithnjë , 

ndaj le te ngrihemi per te mos u ulur kurre pa lartesuar dinjitetin e neperkembur nga nje çete çakejsh me ne krye nje monster si Edi Rama.

As perrallat e stabilitetit e as rrushi i dhelpres se La Fontenit qe narkoshteti e quan integrim s’duhet te na ndaloje.

Koha po ndal akrepat e saj duke na pritur me padurim te rifillojme ecjen ne kahun e lirise e dinjitetit.

Lavdi e nder per Martiret,

e thirrje uluritese ne kujtesen tone nese vertete na ka ngelur pak kujtese…! AD

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.